Mulleri: Titulli është i Bayernit
Bayern Munchen humbi një mundësi të mirë për ta fituar zyrtarisht titullin kampion në Bundesliga për të 7-in vit radhazi me barazimin 0-0 që regjistroi në fushën e Leipzigut.
Megjithatë, “bavarezëve” do t’u mjaftonte qoftë edhe një barazim në sfidën e fundit ndaj Frankfurtit në “Alianz Arena”. Një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Bayernit, Thomas Muller, është optimist se titulli do të jetë pronë e Bayernit edhe këtë sezon.
“Ndaj Leipzigut bëmë një paraqitje shumë të mirë, dominuam, por na mungoi vetëm goli. Mendoj se kjo ishte ndeshja më e mirë që kemi zhvilluar këtë sezon. Gjithsesi jam i sigurt se të njëjtën paraqitje do ta bëjmë edhe pas një jave në sfidën ndaj Frankfurtit dhe këtë herë mendoj se do të shpërblehemi duke fituar titullin kampion. Në skuadër ekziston një dëshirë shumë e madhe për të fituar”, ka thënë Mulleri.