Mulleri vazhdon kontratën me Bayernin
01 prill 2020
| 20:29
Ylli Thomas Muller do të vazhdojë kontratën me Bayern Muenchenin deri në verën e vitit 2023, shkruan gazeta gjermane “Bild”.
Kontrata aktuale e Mullerit skadon në fund të stinorit të ardhshëm, por krerët e klubit gjerman i kanë ofruar kontratë të re futbollisit ofensiv, të cilën e ka pranuar.
30-vjeçari këtë stinor ka shënuar gjashtë gola dhe asistuar 16 tjerë në 25 ndeshje në Bundesligë. Muller është produkt i akademisë së Bayernit.