Mulleri vazhdon kontratën me Bayernin
06 prill 2020
| 19:15
Futbollisti i Bayern Munchen, Thomas Muller do të vazhdojë të shkruajë kapitullin me klubin “bavarez”.
Sipas medies gjermane “Bild”, drejtuesit e klubit janë të gatshëm të zgjasin dhe për 2 vite kontratën e 30-vjeçarit, e cila skadon në vitin 2021.
Muller është tashmë njëri prej ikonave të Bayernit teksa luan prej 11 vitesh me klubin më të suksesshëm gjerman duke fituar 8 kampionate gjermane dhe 1 Ligë të Kampioneve.