Mulleri: Vuajtëm shumë, Salzburgu vërtet i fortë

17 shkurt 2022 | 12:33

Thomas Muller ishte një nga lojtarët më të dobët në fushën e lojës për Bayernin. Mesfushori gjerman ka thënë pas ndeshjes se skuadra vuajti presionin e Salzburgut i cili bëri ndeshjen e jetës.

“Ndihemi të mërzitur dhe të kënaqur në të njëjtën kohë. Salzburg bëri ndoshta ndeshjen më të mirë në historinë e tyre. Komplimente edhe për atmosferën e cila ishte madhështore. Tifozët janë bukuria e këtij sporti dhe kjo u pa edhe të mërkurën. Për sa i përket ndeshjes më duhet të pranoj se vuajtëm jo pak. Nuk dolëm kurrë në lojën tonë edhe pse kishim një kontroll të lehtë territorial. Duhet të jemi më të vendosur dhe me më shumë ritëm. Askush nuk fal asgjë, jemi Bayerni dhe duhet të marrim frenat e lojës në dorë. Largohemi me kokën lart nga Salzburg me shpresën se në ndeshjen e kthimit do të jemi më të kthjellët në lojën tonë”, ka thënë Mulleri.

“Kualifikimi? Nuk e di, do të flasim pas tri javësh”, ka shtuar mesfushori i Bayernit. Mulleri arriti të jepte asistimin e golit të barazimit për skuadrën e tij, duke gjetur në zonë Comanin i cili nuk fali brenda zonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, Kosova shënon një ditë të veçantë, Pavarësinë e saj.…