Mullerit i zgjati shkurt gëzimi për fitoren ndaj Barçës, hajnat ia vodhën 100 mijë euro
14 shtator 2022
| 16:30
Futbollistit të Bayern Munchen, Thomas Muller, i zgjati shkurt gëzim për fitoren kundër Barcelonës.
Atij mbrëmë rreth orës 22:00 i hyjnë hajnat në shtëpi.
Sipas gazetës së njohur gjermane “BILD”, Mullerit iu vodhën para dhe stoli në vlerë prej 100 mijë eurosh. Kjo fatkeqësi ndodhi pikërisht në ditën kur gjermani i mbushi 33 vjet.
Bayern Munchen arriti ta mposht me rezultat 2:0 Barcelonën në “Allianz Arena” në kuadër të xhiros së dytë të Champions League. Golat për bavarezët i shënuan Lucas Hernandez dhe Leroy Sane.