Mulliqi: Panciri po, por ku është polici?

25 mars 2022 | 11:08

Gazetari e regjisori Haqif Mulliqi, në llogarinë ë tij në “Facebook” ka postuar një foto të zhvilluar në vitin 1998 në Gllogjanin heroik. Mulliqi, në atë kohë pasi kishte nisur bëtaja në mes forcave policore serbe dhe familjes Haradinaj, në cilësinë e gazetarit kishte shkuar në afërsi të betejës. Por meqë ishte luftë e rreptë Mulliqi nuk kishte pasur mundësi me datën 24 mars të hynte në Gllogjan. Këtë e kishte bërë të nesërmen ku edhe kishte vizituar shtëpinë e plakut Hilmi Haradinaj. Mulliqi në kanalin që kalon nëpër Gllogjan kishte gjetur edhe një pancir të forcave serbe, të cilën e kishte ekspozuar edhe në gazetat e asaj kohe.

Postimi i plotë i Mulliqit:

Kjo foto është bërë në Gllogjan, më 25 mars të vitit 1998. Edhe pse, një ditë para, me disa miq, i qemë afruar vend luftimeve, për fat të keq, siç ndodhë shumë here, në luftë, ne u gjetëm mbrapa shpinës së forcave terroriste serbe. Një Zot e di se si u shpëtuam gjithë atyre breshërive plumbash!

Lufta e Haradinajve me shokë ishte epike.Vërtetë e pabesueshme. Ramushi Shkëlzenit dhe  Dauti me shokë, edhe pse në një disproporcion të fuqive luftarake,  ma krijuan një frymëzim të jashtëzakonshëm për të vazhduar, i paepur, në rrugëtimin tim të asaj kohe e që ishte lufta për Liri.

Atë ditë, në altarin e Lirisë ranë: Himë Haradinaj, Agron Mehmetaj dhe Gazmend Mehmetaj. Fotot e dy dëshmorëve të fundit i kam realizuar, tinëzisht, në natën ndërmjet 24 dhe 25 marsit, në morgun e spitalit të Gjakovës, bashkë me Kujtim Pjetërshanin.

Të nesërmen, me 25 mars, pak pas përfundimit të luftimeve, fati e deshi që, ndër njerëzit e parë që u futa në Gllogjan, isha edhe unë.

Fillimisht u futëm në shtëpinë e Hilmi Haradinajt (ekzistojnë mjaft foto) dhe, derisa në fshat po ktheheshin banorët me kujdes, në kanalin e një jazi, e gjeta një pancir të policëve serbë. Këtë foto, atëbotë e botova tek revista jonë familjare, KOMBI me një legjendë interesante:

“Panciri po, por ku është polici?”

Këtë ditë të shënuar, me mua ishin edhe: Aqif Shehu, Kujtim Pjetërshani, Musa Kurhasku dhe Fatos Efendia.

Ndërsa, pas Gllogjanit, po asaj dite shkuam edhe në një vatër tjetër, të rëndësishme, të UÇK-së, në Jabllanicë të Dushkajës. Por, për të gjitha këto, tashmë, kam shkruar në librin tim (në dorëshkrim): RRËFIME NGA DITARI I LUFTËS të cilin, shpresoj se do ta botoj në nëntorin e vitit vijues, në vigjilje të festës së flamurit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beniada ishte banore e sezonës së dytë në “BBV”, ku…