Multikulturalizimi nga paralamenti maqedon, një leksion për Aleksander Vuçiqin?
Salihe Salihu – PhD kandidat
Këto ditë u mbajtën zgjedhjet presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në garën për president pas përfundimit të numërimit të votave fitues doli Stevo Pendarovski. Ky emër tingëllon i njohur edhe për trevën kosovare pasi paraprakisht u problematizua kandidatura e kandidadëve për shkak të përkatësisë etnike – politike. Disa parti shqiptare mendonin se kandidatuara e Blerim Rekës duhet përkrahur ndërsa partia më e madhe e shqiptarëve Bashkimi Demokratik për Integrim përkrahnin kandidaturën për president konsensual mes parties së Ali Ahmetit dhe Zoran Zaev.
Këto mospajtimet për kandidatë u shuan në prag të ditës për të votuar dhe bëhej thirrje për të marrë pjesë masovikisht duke konsideruar që vota e qytetarëve është në dobi të shtetit dhe gjithë shtetasëve.
Fitorja e presidentit, Stevo Pendarovski, rriti ndjenjën e shpresës se tani e tutje Maqedonia do të jetë bartëse e vlerave multikulturaliste. Pikërisht këto vlera multikulturaliste u shfaqën në ditën kur presidenti i sapozgjedhur bënte betimin në parlamenti maqedonas që udhëheqejnë gjuhën shqipe nga kryeparlamentari Taulat Xhaferi.
Në këtë ceremoni inauguruese u ftuan edhe presidentet e rajonit në mesin e tyre, përveç presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ishte i pranishëm edhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Ceremonia zhvillohej në gjuhën shqipe dhe kjo ishte një flakaresh mjaft i nxehtë për Vuçiqin, të cilit iu xhindos fytyra gjatë mbajtjeve të kufijeve në vesh për ta kuptuar përkthimin nga shqipja në gjuhën që ai e kuptonte.
Sigurisht, që kjo ngjarje do të jetë pak me pasoja traumatike për Aleksandër Vuçiqin i cili do të bie në depresion nga realiteti me të cilin u ballafaqua ai në paralamentin maqedonas. Por pas depresionit nëse Aleksandri dëshiron të kurohet duhet kuptuar se e ardhmja paqësore është e dizajnuar nga një qasje e re sipas modelit të multikulturalizimit.
Gjithashtu, nëse Aleksander Vuçiq do përcaktohet me qasjen e re drejt së ardhmes paqësore e multikulturore do të kontribuonte vërtetë në radhë të parë Serbisë për ta drejtuarshtetin e vet drejt familjes europianee jo të shantazon popullin e vet dhe gjithë Europën përmes Rusisë, e cila me territor gjysmë aziatike e gjysmë europiane ka ngelur sikur krimbi i dheut në mes dy kontinenteve.
Pos kësaj, nëse Aleksander Vuçiq ndryshon kursin e vet dhe instalon frymën paqësore duhet t’i respekton shtetet fqinje e parasegjithash duhet ta njehë edhe Republikën e Kosovës që është shtet fqinjë i shteti të tij.
Kështu që, parlamenti maqedonas me qasjen e vet paqësore e multikulturore natyrshëm e ka ngacmuar qasjen ultra nacionaliste e hegjemoniste të Aleksander Vuçiq duke ia dhënë këtij një leksion se çfarë qasje duhet të ndjekë rajoni ballkanik.