Multilateralizmi unilateral

01 maj 2023 | 16:54

Shkruan: Blerim Reka

Këshilli i Sigurimit, në fund të prillit, debatoi multilateralizmin, kur Rusia përmbyllte presidencën e saj mujore. Si për ironi, i ra Moskës të kryesonte debatin për multilateralizmin, ndonëse vetë e unilateralizoi vendimarrjen në KS! Tash e një vit, duke penguar çdo rezolutë kundër agresionit të saj në Ukrainë; e tash e 13 vite, duke bllokuar anëtarësimin e Kosovës, përkundër mendimit të GJND-së për legalitetin e pavarësisë së Kosovës. Vetoja unilaterale ruse, paralizoi vendimarrjen multilaterale. OKB-ja, mbetet peng i vetos ruse, po aq sa anëtarësimi i Kosovës në organizatën e kombeve të bashkuara.

Ndonëse Moska, “betohet në të drejtën ndërkombëtare”, vetë e shkeli atë në mënyrë flagrante: me agresionin mbi një shtet anëtar të OKB-së; e me moslejimin e anëtarësimit të shtetit të 194, përkundër verdiktit të qartë të institucionit të saj kryesor gjyqsësor, se shpallja e pavarësisë së Kosovës, nuk shkeli të drejtën ndërkombëtare. Për cilën “të drejtë ndërkombëtare” atëherë po flet Kremlini, kur unilateralisht shkeli dy shtyllat juridike të kësaj organizate multilaterale: Kartën e OKB-së dhe Statutin e GJND-së?

Welcome to unilateral multilateralism.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mësohet ekipi i fundit gjysmëfinalist i NBA dalë nga Konferenca…