Mumini dhe Kurshumlija nominohen për ndeshjen në FIBA EuroCup Women

05 dhjetor 2019 | 12:52

Gjyqtari i njohur që është i licencuar nga FIBA, Xhelal Mumini është nominuar për ndeshjen në FIBA EuroCup Women, që zhvillohet ndërmjet Hatay BB-WBC Enisey.

Mumini dhe Kurshumlija, nominohen për ndeshjen e rëndësishme në FIBA EuroCup Women

Ndeshja do të zhvillohet sot nga ora 16:00 në Turqi dhe është shumë e rëndësishme, pasi përballen vendi i parë me atë të dytë, ku do të përcaktohet se kush do të jetë lider i Grupit D.

Komisioner i ndeshjes do të jetë FIBA Instruktori Nacional i Gjyqtarëve të FBK-së, Faton Kurshumlija. Kjo vjen falë punës së madhe të FBK-së me gjyqtarët vendorë, e që është duke u vlerësuar shumë lart nga FIBA Referee Department.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rikthimi në “Old Traford” nuk ishte i mirë për trajnerin…