“Mund ta kemi keqkuptuar universin”, thotë fituesi i çmimit Nobel
Për një kohë të gjatë shkencëtarët besonin se e kuptonin se sa shpejt po rritet universi.
Por, duket se sa më shumë që mësojmë rreth tij, aq më shumë ai zgjerohet.
Në thelb, “Hubble” mat shpejtësinë me të cilën universi zgjerohet. Problemi i vetëm? Instrumente të ndryshme vazhdojnë të ofrojnë vlera të ndryshme për të, duke shkaktuar atë që njihet si “tensioni i Hubble”, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.
Kjo krijon një mundësi interesante që siç shpjegon fizikanti fitues i çmimit Nobel, Adam Riess, shumë nga ato që menduam se dinim për universin mund të kenë qenë të gabuara.
Ndërkohë, mospërputhjet thellohen edhe nga matjet e teleskopëve të ndryshëm të numrave të Hubble, duke përfshirë edhe matjet nga teleskopi James Webb.
Sipas NASA-s, Webb duhet të jetë në gjendje të reduktojë zhurmën dhe të marrë imazhe më të sakta nga hapësira dhe matje më të sakta të distancës.
Kjo pasi kur teleskopët shohin më shumë yje se sa janë në gjendje të përballojnë, mund të ndikojë në matjet e tyre.
“Me gabimet e matjeve, ajo që mbetet mundësia reale dhe më emocionuese është se ne e kemi keqkuptuar universin”, tha Riess.