Mund të bllokohet transferimi i Grizmannit te Barça
Atletico Madridit nuk i ka pëlqyer aspak mënyra se si Grizmanni dhe Barcelona arritën marrëveshjen. Sulmuesi e kishte deklaruar se do të largohej, mirëpo klauzola prej 200 milionë eurosh e francezit mund të pësonte një rënie vetëm prej 1 korrikut.
Megjithatë, në pah dolën të dhëna se sulmuesi dhe Barcelona kishin akordin më parë dhe në këtë formë Barcelona duhej t’i paguante Atleticos 200 milionë dhe jo 120 milionë euro.
Në këtë mënyrë, madrilenët janë ndierë të ofenduar nga lojtari dhe klubi katalanas për marrëveshjen pas shpinës. Tashmë verdhekuqtë kanë deklaruar se do ta ndjekin këtë çështje deri në fund për të marrë atë që iu takon. Kështu, presidenti i La Ligas, Havier Tebas, ka konfirmuar se Atletico ka kërkuar që ta bllokojë transferimin e Grizmannit dhe se diçka e tillë mund të ndodhë. “Atletico na ka shkruar duke na kërkuar ta bllokojmë transferimin e Grizmanit te Barcelona. Kjo është e mundur të bëhet. Mekanizmat janë vënë në punë dhe ata që gjykojnë mbi këto çështje do të duhet të marrin vendim për ta zgjidhur situatën. Por, unë nuk kam asnjë element gjykimi”, ka thënë presidenti i La Ligas.