Mund të kemi realitet të ri, me dy qeveri
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dje arritën marrëveshje për koalicion qeverisës. Marrëveshje për koalicion qeverisës LDK-ja ka lidhur edhe me Nismën mbrëmë vonë. E publicisti Veton Surroi, duke analizuar zhvillimet e fundit politike, thotë se kjo është një tentativë antiligjore dhe antikushtetuese që, sipas tij, do të dështojë me sukses.
Për RTV Ora ai thotë se, nëse krijohet një qeveri e re pa u shprehur më parë Gjykata Kushtetuese, do të kemi një realitet të ri, me dy qeveri.
Orkestrues të gjithë kësaj situate, Surroi e sheh presidentin Hashim Thaçi. “Për faktin që letërkëmbimi mbetet sekret do të thotë se ka nevojë për t’u fshehur. Në demokraci nuk ka nevojë për t’u fshehur. Një qeveri e re që synon të ndërtohet mbi fshehtësi, do të thotë se synon të ndërtohet mbi fshehjen e të vërtetës. Synimi është antikushtetues”, ka thënë Surroi.