Mund të presim angazhim më të fuqishëm amerikan në dialogun e Brukselit

04 janar 2022 | 14:30

Ish-ambasadori i Republikës së Kosovës në Uashington, Avni Spahiu, ka deklaruar se ndërrimi i diplomatëve amerikane në rajon nënkupton se gjatë këtij viti do të ketë një angazhim të fuqishëm amerikan në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Spahiu ka vlerësuar se tani është koha për rezultate në procesin e Brukselit.

“Ky vit po hyn me një garniturë të diplomatëve të fortë amerikanë në rajon. Kjo do të thotë se mund të presim një angazhim më të fuqishëm amerikan edhe në dialogun Kosovë – Serbi për normalizim. Pas një periudhe të gjatë shterpësie në këtë proces, është koha për rezultate. Ose rajoni do të rrëshqasë sërish në ciklin e dhunës. Ndonëse SHBA-ja sërish nuk do ta ketë rolin e ndërmjetësuesit, të cilin do ta ketë edhe më tutje BE-ja, por prania amerikane do të jetë e ndjeshme dhe shpresoj se do të ndikojë që të ketë rezultate konkrete”, ka thënë Saphiu për Gazetën Express.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Realizimi i shumë projekteve të nivelit lokal pa mbështetje nga…