Mund të shkëmbehen Sane – Werner

11 shtator 2021 | 12:33

Gjiganti anglez është duke menduar transferimin e Leroy Sane. Pas transferimit të Romelu Lukakut duket se Timo Werner nuk është më i preferuar në Angli.

Sipas ‘Todo Fichajes’, “The Blues’ janë të hapur të shkëmbejnë Wernerin me Leroy Sanen e Bayernit.

‘Bavarezët’ prej kohësh kanë shprehur interesim për Werner megjithatë nuk duanë të përfshijnë Sanen në marrëveshje.

Gjiganti gjerman e sheh sulmuesin e Chelseas si zëvendësues ideal të Robert Lewandowskit. Anglezët janë të hapur për këtë shkëmbim, megjithatë gjermanët do të shikojnë ndonjë opsion tjetër për ta transferuar Wernerin pa hequr dorë nga Sane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madrid raportohet se po bëhet gjithnjë e më i…