Mundësi për punë sezonale në Gjermani: Rregullat për studentët nga Kosova

02 gusht 2024 | 15:17

Gjermania vazhdimisht kërkon profesionistë të kualifikuar të huaj, ndërsa gjithashtu kërkon dhe ka nevojë për më shumë punëtorë sezonalë, veçanërisht gjatë sezonit turistik.
Meqenëse sezoni filloi në qershor, Studying-In-Germany, platforma më e madhe për informata mbi studimet në Gjermani, ka përgatitur një hulumtim të hollësishëm për punësimin gjatë verës për studentët e huaj. Hulumtimi fokusohet në punët më të njohura dhe më të dobishme verore, pagat për punët sezonale, kërkesat e vizave të punës dhe rregullat e tjera ligjore.
Rregulloret dhe kërkesat për vendet e Ballkanit Perëndimor:
Shtetasit e Republikës së Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal i Zi, Republika e Maqedonisë të Veriut, dhe Serbi) janë të kualifikuar për viza të përkohshme pune në Gjermani, falë Rregullorit për Ballkanin Perëndimor.
Që nga 1 qershori i këtij viti, Gjermania gjithashtu ka dyfishuar numrin e vizave vjetore të punës për Ballkanin Perëndimor në 50,000.
Rregulloret për studentët nga Kosova përfshijnë:

  • Të kenë një kontratë pune ose një ofertë pune në Gjermani.
  • Agjencia Federale për Punësim duhet të miratojë punën për të siguruar që nuk ka kandidatë të kualifikuar gjermanë ose të BE-së të disponueshëm për pozicionin (shqyrtim përparësor).
  • Të mos kenë marrë asnjë përfitim sipas Ligjit për përfitime për kërkuesit e azilit në 24 muajt e fundit para aplikimit.
Studentët duhet të aplikojnë për vizë pune në misionin gjerman në Kosovë.
Studentët nga Kosova dhe vende të tjera që dëshirojnë të kalojnë pushimet verore në Gjermani si punëtorë sezonalë mund të gjejnë punë në disa sektorë, duke përfshirë bujqësinë, turizmin, gastronominë, shitjen dhe Au Pair. Në varësi të punës, pagat mesatare për orë mund të variojnë nga 12 deri në 20 euro.
Më shumë detaje mbi këtë temë mund të gjendet këtu: https://www.studying-in-germany.org/summer-jobs-in-germany/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se kanë…