Mundësi punësimi dhe trajnimi për më shumë se 240 punëkërkues

13 maj 2019 | 14:51

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim UNDP-në fton të gjithë punëkërkuesit e papunë të regjistruar në Zyrat e Punësimit në të gjitha komunat e Kosovës, që të aplikojnë në kuadër të Programit të Subvencionimit në Pagë dhe Trajnim në Punë.

“Nëpërmjet Programit do të mbështeten mbi 250 punëkërkues të papunë, me fokus punëkërkuesit afatgjatë që hasin vështirësi për tu trajnuar dhe punësuar. Krijimi i mundësive për punësim duke subvencionuar punëdhënësit të cilët janë të gatshëm ti punësojnë ata në periudha afatgjata si dhe ofrimi i mundësisë së trajnimit për punëkërkuesit e papunësuar që kanë nivel të ulët arsimor dhe nuk kanë përvojë të mëparshme të punës, janë objektivat e këtyre dy skemave”, është në një komunikatë për medie të MPMS-së.

Afati i aplikimit është i hapur nga data 14 deri 24 Maj 2019.

Për më shumë informacione rreth procedurave të aplikimit, punëkërkuesit mund t`i vizitojnë Zyrat e Punësimit, apo të vizitojnë faqet: www.mpms.rks-gov.net dhe http://aprk.rks-gov.net.

 /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy javë nga zgjedhjet për Parlamentin Evropian, shqetësimi më i…