Mundësi punësimi për më shumë se 400 punëkërkues nga Kosova
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), së bashku me GIZ-in Gjerman, kanë lansuar të hënën skemën “Praktikë në Punë”, nga e cila do të përfitojnë mbi 400 punëkërkues të regjistruar. Kurse, koha e aplikimit është e hapur nga data 9 korrik deri më 17 gusht.
“Punëkërkuesit e regjistruar pranë Zyrave Komunale të Punësimit, të rinjtë e moshave 18-35 vjeç, duke përfshirë personat me aftësi të kufizuara, të riatdhesuarit dhe minoritetet e të gjitha moshave kanë të drejtë të aplikojnë në këtë skemë. Praktika zgjatë 6 muaj dhe pagesa është 150 euro në muaj. Në skemën “Praktikë në Punë” kanë të drejtë të aplikojnë punëdhënësit-kompanitë të cilët kanë nevojë për praktikantë dhe që kanë aplikuar dhe regjistruar vendet të lira të punës pranë Zyrave të Punësimit në komunat e tyre. Koha e aplikimit është e hapur nga data 9 korrik deri më 17 gusht 2018”, thuhet në njoftimin e dërguar nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Për informata më të hollësishme drejtohuni pranë Zyrave të Punësimit në Komunat tuaja apo vizitoni faqen,http://aprk.rks-gov.net/