Mundësi studimi me bursa të plota në Kolegjin AAB
08 shtator 2018
| 09:03
Njoftohen të gjithë maturantët e Komunës së Junikut të cilët janë të interesuar për të studiuar në kolegjin AAB, ky institucion i pavarur i arsimit në Kosovë ofron bursa të plota studimi për dy maturantë në programet e tij.
Nxënësit duhet të kenë sukses të shkëlqyer në shkollimin e mesëm.
Këto bursa ofrohen bazuar në marrëveshjen e nënshkruar mes kryetarit të komunës së Junikut, Agron Kuçi, dhe dhe rektorit të Kolegjit AAB, Lulzim Tafa.
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 17.09.2018.
Aplikacionet dorëzohen në Komunën e Junikut.