Mundësia për anëtarësim në NATO po dështon për shkak të paditurisë së atyre që po udhëheqin Kosovën
10 tetor 2022
| 20:14
Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka thënë se kur në fillim të vitit u shfaq një gjeopolitikë e rrezikshme pas luftës në Ukrainë, dukej shpresëdhënëse mundësia që Kosova të përfitonte dhe bëhej pjesë e Partneritetit për Paqe, si paradhomë e anëtarësimit në NATO.
“Kësaj pritje, së bashku me fundvitin i erdhi fundi! Një mundësi e tillë po dështon për shkak të paditurisë dhe hipokrizisë së atyre që po udhëheqin Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj në “Facebook”.
Ai ka thënë se NATO-ja, janë ata që sot po mbrojnë shtetet dhe jo dikush tjetër.