Mundësit Shala dhe Sopa pësojnë humbje në çerekfinale të Lojërave Mesdhetare
27 qershor 2022
| 13:04
Egzon Shala dhe Alban Sopa kanë garuar sot në garat e mundjes në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Të dy mundësitë tanë pësuan humbje. Egzon Shala u mund nga Ercan Salim, në çerekfinalen e kategorisë -125 kilogramë, ndërsa Sopa humbi nga Jacopo Masotti i Italisë, në çerekfinalen e kategorisë -74 kg.
Të dy garuesit e Kosovës mund të garojnë edhe nesër, nëse kundërshtarët e tyre kualifikohen në finale.