‘Mundo Deportivo’: Mbappe i palumtur në Real Madrid

08 nëntor 2024 | 13:14

Që Kylian Mbappe nuk po kalon momentin e tij më të mirë, tashmë askush nuk e vë më në dyshim. Sulmuesi francez sapo ka mbetur jashtë listës së kombëtares së Francës, pavarësisht se, siç ka pranuar Didier Deschamps, dëshironte të ishte i pranishëm për dy ndeshjet e ardhshme të Francës në Ligën e Kombeve.

Për më tepër, futbollisti është bërë qendra e kritikave pas dy humbjeve të fundit dhe të dhimbshme të Real Madridit në “Santiago Bernabeu”. E para në La Liga ndaj Barcelonës dhe e fundit ndaj Milanit në Champions League.

Dy ndeshje ku francezi ka mbetur pa shënuar dhe kjo ka shkaktuar kritika ndaj tij, sidomos në Francë.

Deri tani, ish-lojtari i PSG-së ka luajtur pesëmbëdhjetë ndeshje zyrtare, duke shënuar tetë gola, tre prej të cilëve janë shënuar nga pika e penalltisë. Konkretisht, 50 për qind e gjashtë golave që ka shënuar në La Liga. Kjo i shtohet edhe golit kundër Stuttgart në debutimin e tij në Ligën e re të Kampionëve, ku nuk ka shënuar më në tre ndeshjet e mëpasshme.

Këto shifra reflektojnë pakënaqësinë që francezi ka me lojën e Real Madridit. Sipas gazetës “Mundo Deportivo”, Mbappe nuk është i kënaqur me futbollin që po zhvillon Real Madridi. Madje, ai nuk ndihet aspak i lumtur me sistemin taktik të Carlo Ancelottit.

Kështu ka pranuar ish-lojtari i PSG-së me miqtë e tij të ngushtë. I mësuar me lojën në Paris, ku ishte pika kryesore e referencës dhe të gjithë luanin për të, ai nuk e përjeton të njëjtën gjë te ky Real Madrid.

Pakënaqësia e tij po bëhet e dukshme në fushën e lojës, ku ka një paraqitje të pazakontë dhe humb raste që më parë nuk ishte e zakonshme ta shihje të humbte.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferat Shala, deputet i PDK-së, është goxha kritikues i Qeverisë…