‘Mundo Deportivo’: Sergi Roberto të martën i thotë lamtumirë Barcelonës
Barcelona dhe mbrojtësi Sergi Roberto do t’i ndajnë rrugët përfundimisht ditëve në vijim.
E ardhmja e spanjollit që nga qershori është në dyshime, ngase i ka skaduar kontrata, mirëpo për dallim nga lojtarët me të cilët është përshëndetur Barcelona, mbrojtësit nuk iu bë asnjë komunikatë zyrtare.
Megjithatë, “Mundo Deportivo” raporton se e ardhmja e Robertos do të jetë larg Barcelonës, një vendim i tillë ishte marrë që nga mesi i korrikut, me largimin e Xavit që kishte rol të rëndësishëm gjithashtu.
Kësisoj, të martën më 13 gusht, Roberto që do të mbahet mend për golin e famshëm ndaj PSG-së do t’i thotë lamtumirë gjigantit katalunas, ndërsa do të flet edhe në konferencë për media për herë të fundit pas 14 viteve në “Camp Nou”.
Edhe pse një gjë e tillë ende s’është zyrtarizuar, edhe presidenti Joan Laporta si dhe disa ish bashkëlojtarë do të marrin pjesë në këtë ngjarje.
Roberto do t’i ketë ditët e numëruara për të marrë vendimin mbi të ardhmen, ndërsa ka oferta nga pesë klube të ndryshme, por ëndërron të luajë në Premierligë.