Mungesa e kuorumit në Kuvend, dështon miratimi i disa projektligjeve dhe rezolutave
Kuvendi i Kosovës sërish në mungesë të kuorumit ka dështuar sot që të miratojë disa projektligje dhe propozim rezoluta.
Fillimisht nuk u miratua Projektligji për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.
Mungesë vendimmarrje pati edhe për votimin e Propozim-rezolutës nga raportimi i kryeministrit Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.
Ndërsa, kuorum nuk pati as për një rezolutë të LV-së nga interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme Agim Veliu në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, përkatësisht në fshatin Karaçevë të Komunës së Kamenicës.
Deputetët dështuan të votojnë në parim edhe Projektligjin për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID-19”, e po ashtu edhe Projektligji për ndryshimin e Ligjit për automjete.