Mungesa e Listës Serbe lë pezull votimin e ndryshimeve kushtetuese për vetingun

15 shkurt 2024 | 12:47

Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur t’i miratojë tri amendamentet kushtetuese të propozuara në lidhje me vetingun në drejtësi.

Pushteti dhe opozita janë pajtuar me këto tri amendamente, por kanë shprehur kundërshtime sa i përket vetingut.

Pavarësisht pajtueshmërisë pozitë-opozitë për këto amendamente, të njëjtat nuk janë votuar për shkak se janë nevojitur votat e Listës Serbe.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Adnan Rrustemi, ka theksuar se komisioni i ka shqyrtuar propozim-amendamentet dhe pas disa ndryshimeve, përfshirë renditjen e propozim-amendamenteve i ka rekomanduar Kuvendit që t’i miratojë.

Ai ka thënë se ka pasur një konsensus politik në komision për zhvillimin e Procesit të vlerësimit kalimtar ose vetingut.

Ndërsa shefi i grupit parlamentar të PDK-së Abelard Tahiri, ka thënë se vetingu është proces i pashmangshëm dhe se si grup i kanë dhënë mbështetje.

Në anën tjetër, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka theksuar se elementi i parë i dhënies së konsensusit për këtë veting ka qenë element i edukimit politik për pushtetin aktual.

Më tutje, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se si parti i mbështesin tri propozim-amendamentet Kushtetuese për vettingun.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka raportuar të enjten me…