Mungesa e Messit në fushë detyron klubin rival të dëmshpërblejë tifozët

04 mars 2025 | 15:48

Lionel Messi vë në vështirësi kundërshtarët e tij edhe jashtë fushës. Mbrëmjen e djeshme, në stadiumin “Shell Energy” të Houston Dynamo, që ishte plot për ndeshjen kundër Inter Miami (humbur 1-4) dhe 22 mijë tifozë të pranishëm në tribuna u zhgënjyen nga lajmi se ylli argjentinas nuk do të luante.

Zhgënjimi ishte legjitim pasi u rritën ndjeshëm çmimet e biletave sepse të gjithë tifozët prisnin që të shihnin në fushë 7 herë fituesin e Topit të Artë. Messi mungoi në stadium, ndaj klubi amerikan u premtoi tifozëve të tyre një biletë falas për një nga ndeshjet e ardhshme në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kina do të vendosë tarifa shtesë për disa produkte që…