MUNGESA E REALPOLITIKËS NË KOSOVË

16 mars 2024 | 19:59

Shkruan: Ismet Rashiti

Debatet e panevojshme dhe zhurma politike që po bëhet lidhur (mos) zbatimin e një vendimi të gjyqësorit nga ana e ekzekutivit duhet parë nga disa aspekte: Së pari vonesa e ekzekutimit të këti vendimi nga Kryeministri i Kosovës ka qenë kerejt e panevojshme. Së së dyti gjuha që po përdoret pas zbatimit të vendimit të gjykatave të Kosovës, është krejtësisht ireale dhe së treti përplitjet e opozitës për t’a akuzuar kryeministrin për zbatimin e një vendimi të marrë kur ata ishin në pushtet nga të gjitha shkallët e gjykatave të Kosovës, shpërfaqë mungesën e një realpolitike në Kosovë.
Gjuha e pasaktë që po përdoret për t’a hedhur fajin sa andej-këndej nuk ka lidhje me realpolitikën për shkak se as politikanët, as gazetarët, as shoqëria civile, e as analistët, nuk po e shpjegojnë drejtë problemin e tokës së Manastirit të Deçanit. Secili nga këta faktorë shoqëror po e shpejegon sipas interesave apo dëshirave të tyre politike dhe asesi sipas gjendjes faktike. Tek e fundit asnjëri nga këta nuk është i thirrur as kompetent të merret me vendimet e pavarura të gjykatave. Shoqëria shqiptare dhe sidomos politika në vazhdimsi deklarohen për një drejtësi të pavarur, por pothuaj nuk ka vendim të gjykatave që nuk kontestohet sipas interesave të tyre. Të gjithë po mendojnë se vendimi për tokën e Manastirit të Deçanit është i padrejtë, por askush nuk po e pranon dhe thot troç se ky vendim është marrë nga të gjitha shkallët e gjyqësorit të pavarur të Kosovës dhe nuk ka lidhje me politikën. Vendimet gjyqësore mund të kontestohen vetëm përmes mekanizmave gjyqësor dhe asesi duke i politizuar për nevoja personale apo partiake. Shumë dëshpruese është gjuha dhe terminologjia e gabuar që po përdoret në mjetet e informimit të cilat po dezinformojnë opinionin në masë shumë të madhe.
Pavarëshit se si ka ardhur deri te vendimi me ju dhënë njëzet e katër hektarë tokë Manastirit të Deçanit, me apo pat ë drejtë, ka vite që ka qenë një vendim gjykate mbi tavolinë që ka pritur të zbatohet. Përpjekjet për t’i ikur ekzekutimit të këti vendimi kanë qenë jo vetëm të panevojshme, por gjithsesi të pamundura, madje edhe të dëmshme për vendin.
Gjatë këtyre ditëve në gazetarinë e shkruar dhe televizive po thuhet se « Kryeministri i Kosovës Albin Kurti » mori vendim me ia dhënë njëzet e katër hektarë tokë Manastirit të Deçanit » ! Kjo gjuhë a papërshtatëshme që vjen nga moskujdesi, qëllimi i caktuar apo injoranca gazetareske ( ?) është tepër e dëmshme dhe nuk ka lidhje me vendimet e institucioneve të pavarura shtetërore. Vendimin e ka marrë gjykata e Kosovës, ndërsa e ka ekzekutuar Kryeministri Albin Kurti. Thënë ndryshe, gabimi i vetëm i kryemonistrit është vonesa e pajustifikueshme e ekzektimit të këti vendimi sikurse edhe vonesa tjetër e zbatimit të ligjit për asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ekzekutivi e ka për detyrë t’i zbatoj ligjet e aprovuara në Parlamentin e Kosovës. Zvarritja e zbatimit të tyre për kalkulime politike, nuk i sjell asnjë të mirë vendit, aq më tepër kur kemi të bëjmë me marrëveshje ndërkombëtare, në të cilat janë përfshirë shtetet e fuqishme si BE dhe SHBA-të.
Në të gjitha rastet dallon shumë roli i pozitës dhe i opozitës. Aktualisht duket qeveria po e luan rolin e opizitës, ndërkaq opozita po sillet si pozitë. Çështja e dinarit duhej të ishte kauzë e opozitës. Ti bënte presion qeverisë që ta zbatonte kushtetutën me çdo kusht, e asesi këtë rol ta luaj pozita, duke e lënë opozitën jasht loje dhe pa asnjë kauzë serioze. Opozitarizmi nuk bëhet me akuza ditore, me gënjeshtra, shpifje e inate personale.
Kryeministri aktual Albin Kurti si opozitar ka qenë shumë aktiv, duke krijuar kauza edhe aty ku nuk kishte. Opozitarizmi aktiv i tij u ka ndihmuar shumë qeverive të mëparshme që të mos bëjnë gabime të cilat mund ti kushtojnë Kosovës. E keqja është se kryeministri ende po e luan rolin e opozitarit qoftë në politikën e brendëshme, qoftë në politikën e jashtme. Ai duhet të sillet si burrshtetas i përgjegjshëm, duke i lexuar me kohë zhvillimet politike dhe interesat gjeostrategjike në mardhëniet shoqërore ndërkombëtare.
Kosova nuk ka fuqi t’a përballoi asnjë lloj presioni, meqë politikisht dhe ekonomikisht është pothuaj krejtësisht e varur nga faktori i jashtëm, por edhe nuk është anëtare e organizatave më të mëdha botërore.
Prandaj, më tepër se kurrë na duhet një politikë reale, e përgjegjëshme dhe gjithsesi në harmoni me aleatët tanë gjeostrategjik. Shihet qartë se Kosova po vuan nga mungesa e një realpolitike, e cila po shkakton tensione të panevojshme në shoqërinë tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë bërë publike pamjet nga atentati në Shkodër ndaj Gjergj…