Mungesa e standardeve në shërbimet publike, problem serioz për bizneset në Kosovë

30 tetor 2018 | 11:24

Ulja e cilësisë së shërbimit për konsumatorët është një nga problemet kryesore me të cilat po përballen Operatorët Kabllorë në komuna të ndryshme të Kosovës, u tha në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me përfaqësuesit e Operatorëve Kabllorë Ipko, OrangeNet dhe Kujtesa.

“Vendosja e ndriçimit publik në rrugët e qyteteve duke shpërfillë standardet Evropiane, e cila ka si pasojë lirimin e fushës magnetike që po kalon në kabllat e operatorëve kabllorë po ndikon në ulje të cilësisë së shërbimit, gjë që përveç dëmtimit të bizneset njëkohësisht po dëmton edhe konsumatorët”, ka thënë përfaqësuesi i IPKO-s, Lavdrim Sadiku.

Ai ka shtuar që edhe pse kanë realizuar takime me drejtorin e shërbimeve publike të Komunës së Ferizajit, ku u dakorduan që operatorët kabllorë të blejnë filterat e nevojshëm, ndërsa vendosja e tyre të bëhet nga kontraktori për ndriçim publik, kjo marrëveshje po bie në ujë pasi që nuk po respektohet.

Vedat Morina përfaqësues i OrangeNet ka pohuar se operatorët kabllorë janë duke realizuar veprimtarinë e tyre me humbje si pasojë e problemeve me të cilat po përballen.

Ai ka shtuar që përveç dëmtimit të klientit që vije nga cilësia e dobët e shërbimit, mungesa e tokëzimit gjithashtu po ndikon në dëmtimin e pajisjeve dhe lëndimin e punëtorëve, i cili po konsiderohet si dëmi më i madh.

Përveç Komunës së Ferizajt, këtë problem po e hasim edhe në komuna tjera ndër të cilat Prishtina, Fushë Kosova, Obiliqi, Shtërpca, Kaçaniku etj dhe për të cilat duhet të ndërmerren hapat e nevojshëm, shtoi përfaqësuesi i Kujtesa, Amir Kransiqi.

Kryetari i bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi, ka theksuar se kjo odë do të përkrahë çdo kërkesë e cila ndikon në përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë, duke shtuar që angazhimi nuk do të mungoj edhe për problemin e adresuar.
Krasniqi identifikoi hapat që OAK-u do të ndërmarr për këtë rast dhe ka theksuar që beson se suksesi për zgjidhjen e këtij problemi nuk do të mungoj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Butoni “like” me formë të zemrës është ndër gjërat më…