Mungesa e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Çitaku: Turp për besë!
11 tetor 2024
| 15:23
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj letrës së komandantit të FSK-së, Bashkim Jashari, në të cilën flitet për mungesën e ushqimit për ushtarët.
Ajo ka thënë se nuk është duke gjetur fjalë për ta shfryer mllefin.
“Sot u publikua një letër e komandantit të FSK-së, ku alarmohej për mungesë ushqimi për ushtarët e FSK-së. S’po gjejë fjalë me e përshkruar mllefin. Kjo qeveri është e papërgjegjshme, e paaftë, e rrezikshme. Turp për besë”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.