Mungesë ushqimesh nga kriza e Covid-19, Koreja e Veriut këshillon qytetarët të hanë këtë kafshë

21 korrik 2020 | 15:33

Qytetarëve të Koresë së Veriut u është rekomanduar nga autoritetet që të hanë breshka, pasi vendi po kalon një krizë për shkak të koronavirusit.

Mbyllja edhe më shumë e kufijve nga pandemia ka shtuar varfërinë e njerëzve në shtetin që është goditur ashpër edhe nga sanksionet e Kombeve të Bashkuara gjatë viteve të fundit, pas ambicies së Kim Jong un për armë bërthamore.

Në faqen zyrtare të qeverisë lexohet: “Që në kohët e vjetra, breshkat janë përdorur për gatim pasi kanë shije të mirë dhe janë shumë ushqyese. Breshka ka proteina, aminoacide dhe vitamina që kurojnë hepatitin, tensionin e lartë dhe sëmundje të tjera. Veçanërisht, gjaku i breshkës është efikas ndaj diabetit dhe forcon imunitetin e fëmijëve”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, e ka emëruar anëtarin e…