Mungojnë deputetët e LV-së, dështon për herë të tretë konstituimi i Komisionit për rezervat shtetërore

10 tetor 2023 | 11:33

Për herë të tretë ka dështuar konstituimi i komisionit hetimor për rezerva, për shkak të mungesës të kuorumit.

Dështimi vjen për shkak se nuk ishin të pranishëm deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Opozita ka thënë se pushteti po fsheh diçka që nuk po vjen në takimin konstituiv, dhe se nuk ka ndodhur asnjëherë në praktikën parlamentare që pas votimit në Kuvend, komisioni të mos konstituohet në mbledhje.

Njësoj komisioni ka dështuar dy herë edhe të mërkurën e kaluar.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) sot (e martë) shënon 24-vjetorin…