Mungojnë deputetët e LV-së, Kuvendi vazhdon të hënën punimet
31 tetor 2024
| 15:17
Në mungesë të deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka vazhduar seanca e sotme plenare, por e njëjta është shtyrë për ditën e hënë, duke filluar nga ora 12:00.
Kështu ka bërë me dije kryeparlamentari Glauk Konjufca, pas pauzës, ku në sallën plenare nuk ishin të pranishëm deputetët e mazhorancës.
“Me sa po e shoh, mazhoranca nuk po merr pjesë në këtë seancë dhe ora shkoi mbi 20 minuta përtej asaj se kur e kemi thirr këtë që të vazhdojë në orën 14:00. Propozoj që kjo që të vazhdojë të hënën në orën 12:00, pasi ta kryejmë mbledhjen e Kryesisë”, ka thënë Konjufca.