Mungojnë deputetët, Konjufca i mbyll punimet e seancës
01 korrik 2022
| 15:30
Në mungesë të deputetëve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka mbyllur punimet e seancës së sotme plenare.
Pas diskutimeve për raportin e AKP-së për vitin 2021, përkundër pritjeve disa minutash nuk ka pasur kuorum për ta hedhur në votim të njëjtin.
Kësisoj, kryeparlamentari Konjufca ka thënë se seanca e sotme do të vazhdojë një ditë tjetër.
Në rend të ditës kanë qenë shqyrtimi i mocionit për shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë dhe Formimi i Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një anëtar të bordit për Ankesat e Mediave.