Mungojnë deputetët, shtyhet për të martën seanca e Kuvendit
14 prill 2022
| 16:35
Është shtyrë për të martën seanca e Kuvendit të Kosovës.
Kjo pasi në seancë munguan deputetët. Prezent ishin vetëm 78 deputetë.
“Vetëm 78 deputetë janë në sallë. Shtyhet për të martën seanca. Shihemi atëherë në orën 10:00”, ka thënë Konjufca.
Paraprakisht, kryeparlamentari i ka paralajmëruar deputetët se nëse nuk i mbledhin edhe 10 deputetë, për t’u bërë 80 gjithsej, do ta ndërpresë seancën e Kuvendit.