Mungon Haradinaj, shtyhet interpelanca për pagat
13 shkurt 2018
| 10:40
Seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ishte paraparë të mbahet sot është shtyrë për të enjten.
Seanca është shtyrë për shkak të mungesës së kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj.
Kjo seancë e cila kishte mbetur në gjysmë javën e shkuar, është shtyrë me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.
“Me pëlqim të grupeve parlamentare seanca mbahet të enjten ora 10:00”, ka njoftuar nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.