Mungon Kurti | Rama publikon foto pas takimit me Varhely dhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar foto pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor.
Në foton e publikuar në Facebook, ai shihet me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér Várhelyi, kryeministrin malazez Dritan Abazoviç, kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski dhe kryeministren serbe, Anana Bërnabiç.
Në këtë takim nuk ka marrë pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse ka pasur ftesë.
Postimi i tij i plotë:
Tiranë – Sot pas takimit informal mbi Planin e Ri të mbështetjes financiare dhe ekonomike të BE-së për Ballkanin Perëndimor, me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Olivér VárhelyiKryeministrin e Republikës së Malit të Zi, Dritan Abazović Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovačevski dhe Kryeministren e Republikës së Serbisë, Ana Brnabić.