Mungon LV-ja, dështon mbledhja e Kryesisë – Tahiri kritikon pushtetin për joseriozitet
12 qershor 2023
| 13:56
Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. Në këtë mbledhje nuk kanë qenë të pranishëm përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, por as ata të LDK-së.
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se kjo dëshmon se pushteti është jo serioz karshi deputetëve e qytetarëve. /EO