Mungon vetëm zyrtarizimi për shkarkimin e Santosit
13 shtator 2023
| 16:26
Pas humbjes në Tiranë ndaj Shqipërisë, shkarkimi i Fernando Santos duket thjeshtë një formalitet. Gjatë shtatë muajve të mandatit të tij si trajner i kombëtares polake, portugezi nuk mundi të binte si në lojë ashtu dhe në rezultate.
Kontrata e Santos ishte e vlefshme të paktën deri në përfundim të raundeve kualifikuese, ndaj nëse do të zgjidhej kontrata , do t’i duhej të paguhej një shumë e konsiderueshme largimi.
Megjithatë, siç raporton “Przegląd Sportowy”, avokatët e trajnerit aktual kanë pranuar kushtet e Federatës Polake të Futbollit.
“Një luftë e ashpër”, e quan gazeta. Në orët në vijim pritet një njoftim zyrtar për shkarkimin.