Munishi: Asnjëherë nuk do ta kuptoni pse jam ndarë me Ballkanin 

25 dhjetor 2020 | 18:20

Ish-trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka thënë se asnjëherë nuk do ta tregojë arsyen pse u shkarkua nga stoli i “Xhebrailave”.

Tekniku prishtinas përmes një postimi bëri me dije se nuk do ta tregojë të vërtetën pse u largua. Ai ka bërë më dije se do të jetë tifoz i Ballkanit deri në fund të këtij edicioni.

“Unë jam Ismet Munishi. As fjalën time as heshtjen nuk mund të blejë askush. (Siç pretendohet nga gazetarët dhe portalet e ndryshme, të cilët kurrë nuk në të vërtetë do ta kuptojnë pse jam ndarë me FC Ballkanin). Deri në fund të edicionit do të jem tifoz me FC Ballkanin me Arsim Kabashin me ‘Xhebrailat’ dhe futbollistët fantastikë që punova me shumë djersë me ta. Çdo tendencë që flasin dhe shkruajnë ndryshe gazetarët, portalet dhe mjetet e informimit, e cilësoj manipulim, devijim, sulm tejet tendencioz kundër meje, klubit tim dhe presidentit tim. Deri në fund të edicionit do të jem analist, në cilin televizion nuk di, sepse do t’i shohim projektet dhe do t’i analizojmë ofertat. Do ta jap kontributin ndryshe.  Kampion është ai që nuk dorëzohet kurrë”, ka shkruar Munishi në profilin e vet në “Facebook”.

Munishi është shkarkuar ditë më parë nga posti i trajnerit në klubin e Ballkanit, me të cilin punoi për një vit e gjysmë. Edicionin e kaluar Ballkani arriti deri në finale të Kupës, kurse këtë edicion shfaqi lojëra të mira, por sezonin vjeshtor e mbylli në pozitën e dytë.

(Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Kylian Mbappe e ka falënderuar tanimë ish-trajnerin e tij,…