Munishi eliminon Dritën nga gara për titullin e kampionit

06 maj 2024 | 11:25

Ismet Munishi ka eliminuar Dritën nga gara për titullin e kampionit në Superligën e Kosovës.

Gjilanasit janë në pozitën e tretë në tabelë me 62 pikë, me katër pikë më pak se lideri, Ballkani, teksa deri në fund kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe katër xhiro

Munishi vlerësoi gjithashtu se rrugën për te titulli i kampionit më të vështirë e ka Llapi sesa Ballkani, duke përmendur se skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina në xhirot e ardhshme do të ketë punë me Gjilanin e Malishevën.

“Llapi e ka më zor se Ballkani. Por, unë prapë them se ndeshja mes tyre vendos, kanë mbetur për mua vetëm këto dy skuadra në luftë për titull”, tha Munishi në “Favorit”.

Llapi është i dyti në tabelë me 64 pikë. Llapjanët do të presin Ballkanin në Podujevë në xhiron e parafundit, në një ndeshje që mund të përcaktojë përfundimisht kampionin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
E ardhmja e Romelu Lukaku është ende e pasigurt. Sulmuesi…