Munishi flet para ndeshjes me Irlandën e Veriut

05 tetor 2018 | 14:38

Përfaqësuesja e Kosovës U19 për femra, sonte e zhvillon ndeshen e dytë në kuadër të grupit 9 të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Skocia 2019”.

Përzgjedhësi Kushtrim Munishi pasi e ka analizuar lojën e Irlandës se Veriut, ka deklaruar: “E kam analizuar lojën e Irlandës së Veriut dhe realisht kemi të bëjmë me një ekip shumë të fortë dhe kompakt. Sidoqoftë, ne do të hyjmë në lojë të motivuar për të nxjerrë rezultat pozitiv, edhe pse jemi të vetëdijshëm se Irlanda e Veriut është favorit. Ne do të bëjmë çmos që me kapacitet që kemi t’i bëjmë ballë kundërshtarit”.

Ndeshja në mes Irlandës dhe Kosovës zhvillohet nga ora 19:00.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Parlamentar për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar të…