Munishi: Futbolli i Kosovës është në krizë
Trajneri Ismet Munishi ka thënë se futbolli kosovar është në krizë. Ai përmes një reagimi në “Facebook” ka listuar disa probleme që sipas tij po e mundojnë këtë sport në Kosovë duke ia humbur hijeshinë dhe entuziazmin që futbolli duhet ta ketë.
Ai ka thënë se në kohët e fundit ka humbur përkushtimi i klubeve ndaj tifozëve dhe se ata po mashtrohen sepse gjithçka po bëhet për para.
“Pjesa më e rëndësishme e futbollit janë tifozët, kur ata të shkojnë nga stadiumi të jenë të lumtur. Është koha dhe dashuria që ata i kushtojnë klubit të zemrës ndërsa t’i si akter duhet t’i kënaqësh ata dhe t’i bësh të lumtur”, ka shkruar Munishi.
Ai ka shtuar se është paraja që ajo që është bërë elementi më i rëndësishëm në të gjitha sferat e futbollit duke nisur që nga dhomat e veshjeve.
“Ndërsa tash jetojmë në kohën kur askush nuk flet për këto tema nga sportistet, e tifozët e ndjejnë dashurinë por edhe mashtrimin, flitet vetëm për para, para, para, para. Parë në zhveshtore, para në studio, para gjithandej. Tifozë pak, Futboll edhe më pak, Burrëri zero gjithandej, integritet minus zero. Futbolli Kosovës ne krizë”, ka nënvizuar Munishi.