Munishi: Inshallah Zoti na jep aq sa e kemi merituar

29 korrik 2020 | 14:07

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi para finales së Kupës ndaj Prishtinës është lutur që skuadrën e tij ta shpërblejë Zoti me atë që e ka merituar.

“Finalja e parë për trofeun e parë. Inshallah Zoti na jep aq sa e kemi merituar. Ne jemi të gatshëm dhe jemi të fortë. Respekt gjithkujt, veresi askujt. Zoti e bekoftë futbollin! Zoti i bekoftë njerëzit e drejtë! FC Ballkani, forca ‘xhebrailat’! Forca Suharekë!”, ka shkruar Munishi në profilin e vet në “Facebook”.

Finalja në mes Prishtinës dhe Ballkanit zhvillohet sot nga ora 17:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe një doktor ka humbur jetën nga koronavirusi. Kryetari i…