Munishi: Ja pse Ballkani refuzoi sot testet për Covid 19
Ekipi i Ballkanit, është duke refuzuar që t’i bëjë testet për virusin Covid-19 në qytetin e Prizrenit.
Lideri i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani pohon se testimet për koronavirus ekipit duhet t’i bëhen në Suharekë.
“Ne e kemi të caktuar që të mërkurën t’i bëjmë testet, edhe pse është dashur që t’i bëjmë të parët”, ka thënë trajneri Ismet Munishi për Sportin në KTV.
“Është për t’u habitur se si jemi ftuar t’i kryejmë testet në Prizren, nuk kemi pranuar, sepse është vatër e virusit për momentin. Në koordinim me Presidentin, në Prizren nuk shkojmë. Ne i presim në Suharekë, e kemi qytetin tonë dhe shtëpinë tonë”, ka potencuar Munishi.
Ballkani është njëra ndër skuadrat që iu ka përmbajtur masave duke bërë dezinfektimin e objekteve në Stadiumin e Qytetit.
Kujtojmë që deri më tani shumica e klubeve i kanë kryer testet për koronavirus dhe për fat të mirë asnjë futbollist nuk rezultat pozitiv.