Munishi ka një porosi për futbollistët e Superligës  

29 prill 2021 | 13:50

Trajneri i Gjilanit, Ismet Munishi ka kërkuar nga futbollistët e Superligës që të kenë vetën nën kontroll në këto pesë xhirot e fundit, pasi nuk edicionin e ardhshëm nuk dihet se kush me kënd është kolegë.

“Futbollistët i këshilloj që të ruajnë nervat këto pesë xhirot e fundit. Nuk dihet kush ku do të luaj dhe kush me kënd bëhet kolegë vitin tjetër. Mos bini pre e tensioneve mos bini pre e mentalitetit të ulët të futbollit tonë. Ruani nervat, luani fort silluni si profesionist të vërtet. Mos u ndikoni nga niveli ulët i sportivitetit që kemi si ligë e si futboll në përgjithësi. Ju njoh të gjithëve jeni djemë të mirë nuk ju ka hije kjo. Fjala sport do të thotë shokë, andaj mbajeni mend parimin bazë të sportit futbollit. Ndërsa ju kryesi të dashura të klubeve 90 % nga ju këshillohuni me psikologun keni nevojë”, ka shkruar Munishi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Teuta Sahatqija, ka…