Munishi kërkon falje për postimet e fundit

14 dhjetor 2020 | 22:25

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka kërkuar falje nga të gjithë që janë ndier të ofenduar nga postimet e tij. Tekniku prishtinas reagoi keq pas humbjes ndaj Prishtinës në “Fadil Vokrri”.

“Dua të kërkoj falje miqve , opinionit sportdashës dhe të gjithë atyre që janë ndier të ofenduar nga postimet e mija mbrëmë”, ka shkruar Munishi.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:          

Dua të kërkoj falje miqve , opinionit sportdashës dhe të gjithë atyre që janë ndier të ofenduar nga postimet e mija mbrëmë. Isha në afekt sepse rrethanat te ne ndonjëherë nxjerrin atë pjesë e keqe dhe arrogante që është brenda meje. Të gjithë ata që më njohin e dinë personalitetin tim dhe më vjen keq nga miqtë e mi  dhe nga familjet e tyre për fjalorin që përdora nën afekt. Morra sugjerime nga shumë miq dhe i falënderoj nga zemra për mbështetjen dhe këshillat për kërkim falje. Unë nuk do të jem aktiv ne jetën e Rrjeteve  Sociale për një kohë të gjatë, sepse po me dëmtojnë arsyen dhe shëndetin , do të merrem me Klubin tim të dashur Fc Ballkanin dhe me familjen time. Mirë mbetshi urime festat e fundvitit. Gëzuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një 46-vjeçar është gjetur i vdekur sot rreth orës 11:00…