Munishi komenton fitoren ndaj Trepçës ’89
Skuadra e Ballkanit e ka lënë prapa humbjen ndaj Dritës dhe triumfoi Trepçës ’89 (2-0), në kuadër të xhiros së 17-të në Superligë.
Për këtë fitore u pa i lumtur edhe trajneri i kësaj skuadre, Ismet Munishi, i cili pas ndeshjes përgëzoi futbollistët e tij për ndeshjen e shfaqur.
“Më pëlqeu skuadra, pasi që luajti me përgjegjësi të madhe. Kemi pasur përballë vetës një kundërshtarë mjaft të vështirë, mirëpo futbollistët zbatuan detyrat në përpikëri dhe triumfuan në fund me plot meritë”, ka deklaruar Munishi.
“Prishtina është në formë të mirë. Është skuadra më e madhe në futbollin kosovar dhe çdo respekt për ta. Mirëpo, ne hyjmë në çdo ndeshje për fitore”, përfundoi Munishi. Ballkani ndodhet në pozitën e dytë të renditjes tabelore me 38 pikë të tubuara, një më pak se lideri aktual Drita.