Munishi: Komunat ta rrisin buxhetin për sport
01 dhjetor 2017
| 09:37
Pas ministrit të MKRS-së, Kujtim Gashi, edhe trajneri i futbollit, Ismet Munishi, e ka përkrahur kërkesën e Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK) që komunat duhet ta rrisin buxhetin për sport.
“E përkrahi fuqishëm kërkesën e KOK-ut, të mbështetur edhe nga ministri Kujtim Gashi, se kryetarët e rinj të komunave duhet ta rrisin urgjentisht buxhetin për klubet sportive. Nëse nuk ndodh kjo dhe vazhdohet me këtë investim, për të mos thënë qesharak, klubet tona do ta rrezikojnë seriozisht shuarjen. Është momenti i fundit që komunat ta tregojnë vetën dhe të japin më shumë për sportin”, ka shkruar Munishi në “Facebook”.
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)