Munishi lavdëron Drenicën
Skuadra e Gjilanit arkëtoi pikët e plota në shtëpi ndaj Drenicës, duke fituar me rezultat të ngushtë 2-1. Munishi pas ndeshjes lavdëroi Drenicën, derisa theksoi se i gëzon kjo fitore.
“Me të vërtetë më gëzon shumë kjo fitore, e kemi cilësuar si ndeshje të vështirë, Drenica ka qenë lider me meritë deri tani. Ka luajtur futboll më të mirë sesa të gjithë, e patëm shumë të vështirë sot. I kemi pas dy probleme kryesore, skuadra ka arrit në atë nivel që e kemi komfort të luajmë si të duam. Ne po dimë t’i godasim kundërshtarët në kundërsulme. Kur e keni një portier sikurse Koliçi puna shumë më e lehtë”, ka thënë Munishi.
“Tash e tutje duhet të përmirësohemi duke luajtur mirë, duke luajtur futboll ofensivë të grumbullojmë sa më shumë pikë”.
Në fund, Munishi foli edhe për ‘epitetin’ që i tha Lushtaku (pas ndeshjes deklaroi se Ismeti ka qenë asistent i gjyqtarit), duke thënë se gjyqtarët nuk ndikohen.
“Kam marr epitete të ndryshme nga shumë trajnerë. Drenicën e vlerësojë shumë, gjyqtarët i kemi që nuk ndikohen. Kam respekt për Tahirin, na ka befasuar të gjithëve, e kam mik të mirë dhe e pranoj këtë epitet. Nëse përveç Gjilanit, e kom një skuadër simpatike, ajo është Drenica”.