Munishi para ndeshjes me Ballkanin: Të dielën do të jetë kënaqësi me qenë prishtinas

31 gusht 2022 | 14:03

Prishtina  e ka nisur shumë mirë edicionin e ri në Superligën e Kosovës në futboll, ku pas tri ndeshjeve të luajtura ka 2 fitore dhe një barazim.

Gjithsesi, skuadrën e trajnerit Ismet Munishi të dielën e pret një punë e madhe ku do të ndeshet me kampionin në fuqi, Ballkanin. Kjo sfidë luhet nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Tekniku bardheklatër ka thënë për faqen zyrtare të klubit se të dielën do të jetë kënaqësi të jesh prishtinas.

“Të dielën mbrëma do të jetë kënaqësi me qenë prishtinas dhe anëtar I FC Prishtina. ‘Plisat’ do të japin leksion falas për ata që duan të mësojnë”, ka thënë Munishi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesëtarët e komunitetit serb nga veriu i Kosovës do t’i…