Munishi paralajmëron rikthimin e Krasniqit dhe Micit
15 qershor 2022
| 12:38
Mesfushori Endrit Krasniqi dhe mbrojtësi Gledi Mici ishin larguar nga FC Prishtina, pas krizës së thellë financiare në të cilën gjendet klubi më i madh në Kosovë.
Trajneri i ri i prishtinasve, Ismet Munishi e ka bërë një postim në rrjetet sociale, duke e paralajmëruar në njëfarë mënyre rikthimin e mesfushorit ofansiv dhe të mbrojtësit të majtë në klubin “bardhekaltër”.
“Dhe kështu ata dy vazhduan rrugës sypatrembur deri në fund të kontratës në klubin më të madh në vend”, ka shkruar Munishi.
Thuhet se kryesia e klubit e ka shlyer një pjesë të borxhit apo krejt atë, të këtyre dy lojtarëve, të cilët më pas u bindën të vazhdojnë të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri”.